125
likes
22
comments
daily view 0
monthly view 0

Share

Live Analytics

Comments 0

Ndihmë pa abuzime! Arbër Hajdari shpjegon si funksionon dhurimi i banesave nga “Fundjavë Ndryshe” Analytics Table

Income Estimates for Ndihmë pa abuzime! Arbër Hajdari shpjegon si funksionon dhurimi i banesave nga “Fundjavë Ndryshe”

Based on this YouTube video's total view count of 114K views and industry-standard rates, the estimated total earning is $80 - $229 through ad revenue. Historical data is not yet available to calculate daily, weekly, or monthly averages.

About Ndihmë pa abuzime! Arbër Hajdari shpjegon si funksionon dhurimi i banesave nga “Fundjavë Ndryshe”

Explore Ndihmë pa abuzime! Arbër Hajdari shpjegon si funksionon dhurimi i banesave nga “Fundjavë Ndryshe” with 114,595 views, 125 likes, and 22 comments. Experience the impact of this video content that has captured audience attention.

E Diela Ndryshe” këtë herë nuk tregon fillimisht historinë e protagonistëve, por na dërgon menjëherë në shtëpinë e re që i pret. Shtëpia ndodhet në qytetin e Lushnjes dhe është mjaft e bollshme për familjen që do të jetojë në të. Përpara se të shkojnë të takojnë familjen, drejtuesi i së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea dhe Arbër Hajdari ulen në dhomën e ndenjes për një bisedë. Nisur nga kjo shtëpi, por edhe qindra banesa të tjera që “Fundjavë Ndryshe” ka dhuruar për njerëzit në nevojë, Gjebrea e pyet Hajdarin për procesin pas gjithë kësaj. Ky i fundit nuk ngurron të shpjegojë me transparencë se dhurimi vendoset mbi disa kritere dhe kufizime për t’u mbrojtur nga abuzimet. Ardit Gjebrea: Arbër, si funksionon dhënia e shtëpive në fondacionin tuaj? Arbër Hajdari: Në fakt është një nga pikat më kryesore gjatë punës sonë. Fillimisht, është procesi i verifikimit, procesi i verifikimit të rastit në fjalë për t’u ruajtur nga çdo lloj abuzimi i mundshëm. Koordinatorët e “Fundjavës” bëjnë një verifikim të hollësishëm. Pra, fillon me nevojat, fillon duke i verifikuar ato nevoja. Më pas pyeten institucionet përkatëse nëse familja në fjalë ka në pronësi apartamente të tjera, shtëpi të tjera në pronësi, tokë, ku i ka, si i ka, sa është përkrahja që marrin. Pasi kalojnë të gjithë filtrat dhe ne bindemi përmes provave që rasti në fjalë është vërtet në nevojë dhe nuk është abuzues, kalojmë në fazën e dytë që shikojmë për një banesë të mundshme. Nëse ata nuk kanë një tokë tyren, nëse janë larg qyteteve për t’i afruar aty ku ka jetë, ku ka punë, ku ka qendra shëndetësore, ku ka shkollë. Pra tendenca jonë është për t’i afruar këto familje të cilat kanë plagë të mëdha sociale, afër jetës. Pjesa më e madhe e tyre banojnë në kushte të vështira por edhe larg mundësimit për t’u shkolluar, për t’u mjekuar, për t’u edukuar. Ardit Gjebrea: A ndodh që për shkak të nevojave imediate të ndryshme, e zë halli dikë dhe do ta shesë shtëpinë dhe e shet kur ti ia ke dhënë pas një muaji, dy muajsh, ndodh? Arbër Hajdari: Po, Ardit. Ne kemi pasur raste në fillim të aktivitetit tonë që familje të ndryshme, për shkak të nevojës që kanë pasur, pa lajmëruar i janë drejtuar një banke për të marrë një kredi për atë shtëpi të cilën nuk kanë pasur mundësi që ta lajnë dhe banka më pas ka vazhduar procedurat për marrjen e shtëpisë ose e kanë shitur. Prandaj pikërisht për këtë, për t’u ruajtur nga ky element shqetësues për ne për shkak se në fund të ditës ne duhet edhe të ruajmë të ardhurat që njerëzit e ndryshëm dhurojnë për rastet. Kemi vënë disa kufizime. Kufizimet janë gjitihmonë nën efektin e presionit pozitiv do ta quaja unë dhe për të garantuar disi ato para që njerëzit dhurojnë. Faza jonë, prej 5 viteve tashmë, fokusohet që asnjë prej banorëve të cilët përfitojnë një shtëpi, nuk do të marrë titullin e pronësisë pa plotësuar kushte. Ardit Gjebrea: Për shembull? Arbër Hajdari: Kushti i parë është afati që brenda 3 vitesh ti mund të banosh në këtë shtëpi pa asnjë lloj kushti, por ti nuk ke të drejtë ta shesësh shtëpinë. Kushti i dytë është që ti për të përfituar titullin e pronësisë pas 3 viteve, duhet që të na provosh që ti ke shkuar në punë, që ke dërguar fëmijët në shkollë dhe ne këto arrijmë t’i dëshmojmë lehtësisht. Kjo bëhet për arsye që familja të fillojë të krijojë mikroekonominë e tyre dhe mos të jenë gjithë kohës në kërkesë për ndihmë ndaj nesh dhe deri më tani kjo ka funksionuar si një skemë shumë pozitive. Të dy kushtet janë kushte në përfitim të familjes, nuk është në përfitimin tonë. Të gjithë fëmijët të cilët janë minorenë, derisa të shkojnë 18 vjeç, të cilët fitojnë aftësinë përpara ligjit për të shitur apo për të blerë një pronë, nuk e shesin dot shtëpinë. Duhet konsensusi i të gjithë fëmijëve në mënyrë që ajo shtëpi të shitet. Besoj disi se e kemi blinduar këtë proces për t’u ruajtur në maksimum nga abuzimi që mund të vijë nga çfarëdolloj krahu.

About YouTube Real-Time View Count

With SocialCounts.org’s view counter, track your YouTube video’s live view count and YouTube likes count in real time with fast, reliable updates.

Watch every YouTube video live view count rise with our real-time YouTube views tracker—built for accuracy and minimal delay.

Follow YouTube real time views as they happen, using our dedicated view counter for YouTube videos.

Get up-to-date live view count on YouTube and see real-time growth with SocialCounts.org’s smart tracking tools.

Embed Widget

Parameters:

  • fullscreen=true - Fullscreen counter
  • graph=true - Live graph chart
  • counter=0/1/2 - Select counter (0=likes, 1=views, 2=comments)
URL

Click to copy the embed URL to your clipboard