94
likes
10
comments
daily view 0
monthly view 0

Share

Live Analytics

Comments 0

Tao Balla: Mos na hapni barkun ju të algoritmit sikur ju vjen keq për Erjonin! Analytics Table

Income Estimates for Tao Balla: Mos na hapni barkun ju të algoritmit sikur ju vjen keq për Erjonin!

Based on this YouTube video's total view count of 90.5K views and industry-standard rates, the estimated total earning is $63 - $181 through ad revenue. Historical data is not yet available to calculate daily, weekly, or monthly averages.

About Tao Balla: Mos na hapni barkun ju të algoritmit sikur ju vjen keq për Erjonin!

Explore Tao Balla: Mos na hapni barkun ju të algoritmit sikur ju vjen keq për Erjonin! with 90,527 views, 94 likes, and 10 comments. Experience the impact of this video content that has captured audience attention.

Taulant Balla paska dalë me një mesazh për Erjon Vishkullin, 28-vjeçarin që u plagos rëndë në sy nga një plumb gome gjatë protestës në Tiranë. Por në vend që mesazhi i tij të përqendrohej te një i ri që përfundoi në spital pas përplasjes me policinë, ish-ministri i Brendshëm zgjodhi t'u jepte edhe një leksion qytetarëve se si duhet të reagojnë në rrjetet sociale. “Mos na hapni barkun ju të algoritmit, a thua ju vjen keq për Erjonin”, shkruan Balla në një replikë me komentuesit në një nga postimet e tij. Po kush po e përdor Erjonin për algoritme, zoti Balla? Ata që po flasin për një të ri të plagosur rëndë, apo ata që po përpiqen ta kthejnë gjithë debatin te komentet në rrjetet sociale, sikur problemi kryesor të ishte mënyra si publikohet lajmi dhe jo ajo që ndodhi në rrugët e Tiranës? Erjoni nuk është një personazh i shpikur për klikime. Është një 28-vjeçar, tifoz i Kombëtares dhe pjesë e “Tifozave Kuq e Zi”, i cili përfundoi në spital me një dëmtim të rëndë në sy. Pamjet e tij kanë tronditur opinionin publik dhe pyetjet për atë që ndodhi nuk zhduken duke përmendur algoritmet. Dhe ironia bëhet edhe më e madhe kur këtë mesazh e publikon pikërisht Taulant Balla, i cili ka drejtuar Ministrinë e Brendshme nga korriku 2023 deri në korrik 2024 dhe sot është një nga figurat e rëndësishme të Partisë Socialiste. Në vend të një përpjekjeje për të sqaruar përgjegjësitë dhe rrethanat e një plagosjeje kaq të rëndë, Balla merret me ata që shprehin zemërim në rrjet. Sikur qytetarët të mos kenë arsye të reagojnë, sikur pamjet të mos flasin vetë dhe sikur shqetësimi për një të ri të plagosur të ishte një marifet për të mbledhur klikime. Zoti Balla, njerëzit nuk kanë nevojë për leksione mbi algoritmet. Kanë parë gazin lotsjellës, plumbat e gomës, shoqërimet e dhunshme dhe protestuesit e plagosur. Tani duan përgjigje për atë që ndodhi. Kur një i ri përfundon me dëmtime të rënda në sy pas një proteste, debati nuk është se kush po merr klikime. Debati është se si përfundoi ai në atë gjendje dhe kush mban përgjegjësi.

About YouTube Real-Time View Count

With SocialCounts.org’s view counter, track your YouTube video’s live view count and YouTube likes count in real time with fast, reliable updates.

Watch every YouTube video live view count rise with our real-time YouTube views tracker—built for accuracy and minimal delay.

Follow YouTube real time views as they happen, using our dedicated view counter for YouTube videos.

Get up-to-date live view count on YouTube and see real-time growth with SocialCounts.org’s smart tracking tools.

Embed Widget

Parameters:

  • fullscreen=true - Fullscreen counter
  • graph=true - Live graph chart
  • counter=0/1/2 - Select counter (0=likes, 1=views, 2=comments)
URL

Click to copy the embed URL to your clipboard