50
likes
7
comments
daily view 0
monthly view 0
Live Analytics
Comments 0
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion! Analytics Table
Income Estimates for Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
Based on this YouTube video's total view count of 66.1K views and industry-standard rates, the estimated total earning is $46 - $132 through ad revenue. Historical data is not yet available to calculate daily, weekly, or monthly averages.
About Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
Explore Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion! with 66,160 views, 50 likes, and 7 comments. Experience the impact of this video content that has captured audience attention.
Një aksident i rëndë zinxhir ka tronditur sot Bullgarinë, ku 12 persona humbën jetën e më shumë 50 të tjera u plagosën pas përplasjes së 70 automjeteve, përfshirë makina dhe kamionë, në autostradën Trakia që lidh Sofjen me Burgasin. Dyshimet më të mëdha për tragjedinë lidhen me mjegullën e dendur në ato momente në zonë, e cila e kishte ulur ndjeshëm dukshmërinë në rrugë, duke e cuar në maksimumi 1 apo 2 metra. Përplasja e parë ishte ajo mes një kamioni dhe një autobusi. Paskësaj, dhjetëra makina të vogla dhe kamionë të tjerë u përplasën njëra pas tjetrës në të gjashtë korsitë e autostradës, ndërsa një pjesë e tyre përfunduan jashtë rrugës. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 10 persona humbën jetën në vendngjarje, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë në spital. Të plagosurit janë transportuar në spitalet e Sllivenit, Burgasit dhe Jambollit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Disa prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa po shqyrtohet mundësia e transportit ajror për pacientët që kanë nevojë për trajtim të specializuar. Autoritetet bëjnë me dije se në aksident është përfshirë edhe një autobot që transportonte gaz, por fatmirësisht nuk ka pasur rrjedhje. Gjithashtu, është konfirmuar se mes viktimave dhe të plagosurve nuk ka fëmijë. Dëshmitarët e kanë përshkruar ngjarjen si një skenë tmerri, duke treguar për automjete të shkatërruara, persona të bllokuar dhe britma nga të gjitha anët. Një prej tyre tha se dukshmëria ishte pothuajse zero dhe se pasagjerët e një autobusi u detyruan të largoheshin me shpejtësi nga frika se automjeti mund të merrte flakë. Një hetim ka nisur menjëherë për zbardhjen e e plotë të rrethanave të fatkeqësisë, e dyshimet paraprake, përpos dukshmërisë së kufizuar nga mjegulla, lidhen edhe me shpejtësinë e papërshtatshme të drejtuesve të mjeteve. Në shenjë solidariteti, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe popullin bullgar. Edhe presidentja e Bullgarisë, Iliana Yotova, ndërpreu pjesëmarrjen në Forumin e Paqes në Paris për t'u kthyer menjëherë në vend pas aksidentit tragjik. Pamje: AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Bullgari#Aksident#TopChannelNews
About YouTube Real-Time View Count
With SocialCounts.org’s view counter, track your YouTube video’s live view count and YouTube likes count in real time with fast, reliable updates.
Watch every YouTube video live view count rise with our real-time YouTube views tracker—built for accuracy and minimal delay.
Follow YouTube real time views as they happen, using our dedicated view counter for YouTube videos.
Get up-to-date live view count on YouTube and see real-time growth with SocialCounts.org’s smart tracking tools.
Embed Widget
Parameters:
fullscreen=true- Fullscreen countergraph=true- Live graph chartcounter=0/1/2- Select counter (0=likes, 1=views, 2=comments)
URL
Click to copy the embed URL to your clipboard

