168
likes
9
comments
daily view 0
monthly view 0
Live Analytics
Comments 0
Vesa Luma shpërthen per Arlinda Zekajt:Jo vetëm ministrja, por të gjithë duhet të japin dorëheqje!” Analytics Table
Income Estimates for Vesa Luma shpërthen per Arlinda Zekajt:Jo vetëm ministrja, por të gjithë duhet të japin dorëheqje!”
Based on this YouTube video's total view count of 108K views and industry-standard rates, the estimated total earning is $76 - $216 through ad revenue. Historical data is not yet available to calculate daily, weekly, or monthly averages.
About Vesa Luma shpërthen per Arlinda Zekajt:Jo vetëm ministrja, por të gjithë duhet të japin dorëheqje!”
Explore Vesa Luma shpërthen per Arlinda Zekajt:Jo vetëm ministrja, por të gjithë duhet të japin dorëheqje!” with 108,039 views, 168 likes, and 9 comments. Experience the impact of this video content that has captured audience attention.
Publikimi i audio-incizimit ku Arlinda Zekaj dëgjohet duke kërkuar ndihmë nga një zyrtar policor, para se të vritej tragjikisht, ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik. Mes personazheve që kanë shprehur indinjatën e tyre është edhe këngëtarja Vesa Luma, e cila ka kërkuar përgjegjësi nga institucionet. Përmes disa postimeve në InstaStory, artistja ka shprehur tronditjen nga ajo që dëgjoi, duke kritikuar mënyrën se si, sipas incizimit, është trajtuar kërkesa e viktimës për mbrojtje. Në reagimin e saj të parë, Vesa nuk i kurseu kritikat ndaj institucioneve, duke theksuar se përgjegjësia nuk duhet të kufizohet vetëm te një zyrtare e lartë. “E tmerrshmeeeee. Me këtë që dëgjova, more jo ministrja, po komplet prej A deri në ZH duhet me u dorëheq. Nuk po më besohet”, shkroi këngëtarja. Ajo iu drejtua gjithashtu zyrtarit policor që përmendet në audio-incizim, duke e akuzuar për një qëndrim që, sipas saj, pasqyron një problem më të thellë në mënyrën se si trajtohen rastet e dhunës ndaj grave. “Faruk, çka me të thonë o Faruk, se edhe ti je pjesë e mentalitetit të kalbun deri në rrënjë”, ishte një tjetër pjesë e reagimit të saj. Në një postim të dytë, këngëtarja ndau një fotografi nga protestat kundër dhunës ndaj grave, duke rikthyer në vëmendje fjalët e rënda që dëgjohen në incizim dhe dëshpërimin e viktimës teksa kërkonte ndihmë. “Faruk, të lutem… të lutem… Unë vrahna… s’ka lidhje… po ju keni me u përgjigj”, citoi ajo fjalët e Arlindës. E prekur nga ngjarja, Vesa shprehu shqetësimin për gratë që mund të përballen me situata të ngjashme dhe që nuk arrijnë të marrin mbrojtjen e nevojshme. “Oh Zot, të lutem mbroji të gjitha gratë shqiptare që janë në pozicionin e njëjtë”, shkroi ajo, duke shtuar se ishte ndier e pafuqishme kur kishte dëgjuar zërin e viktimës teksa i përgjërohej zyrtarit policor. Përveç kritikave, artistja bëri edhe një thirrje për bashkëpunim, duke kërkuar udhëzime konkrete se si mund të angazhohen personazhet publike për të ndihmuar gratë në rrezik. “Ju lutem dikush që është i fushës të na drejtojë neve të paktën që kemi pozicione publike e ndikim në audiencë të bëjmë diçka për këto gra. Si mund të ndihmoj unë?”, përfundoi Luma. Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës. Pas ngjarjes, publikimi i materialeve që lidhen me kërkesat e saj për ndihmë ka shtuar reagimet dhe thirrjet për llogaridhënie institucionale. Çështja ka rikthyer në qendër të debatit publik nevojën për reagim në kohë ndaj denoncimeve të dhunës dhe për mbrojtje efektive të grave që ndodhen në rrezik.
About YouTube Real-Time View Count
With SocialCounts.org’s view counter, track your YouTube video’s live view count and YouTube likes count in real time with fast, reliable updates.
Watch every YouTube video live view count rise with our real-time YouTube views tracker—built for accuracy and minimal delay.
Follow YouTube real time views as they happen, using our dedicated view counter for YouTube videos.
Get up-to-date live view count on YouTube and see real-time growth with SocialCounts.org’s smart tracking tools.
Embed Widget
Parameters:
fullscreen=true- Fullscreen countergraph=true- Live graph chartcounter=0/1/2- Select counter (0=likes, 1=views, 2=comments)
URL
Click to copy the embed URL to your clipboard

