0
likes
0
comments
daily view 0
monthly view 0

Share

Live Analytics

Comments 0

Intervistë- Sabri Godon flet për vizitën e kryeministrit Nano në Itali më 7 Prill (2 Prill 2004) Analytics Table

Income Estimates for Intervistë- Sabri Godon flet për vizitën e kryeministrit Nano në Itali më 7 Prill (2 Prill 2004)

Based on this YouTube video's total view count of 192 views and industry-standard rates, the estimated total earning is $0 - $0 through ad revenue. Historical data is not yet available to calculate daily, weekly, or monthly averages.

About Intervistë- Sabri Godon flet për vizitën e kryeministrit Nano në Itali më 7 Prill (2 Prill 2004)

Explore Intervistë- Sabri Godon flet për vizitën e kryeministrit Nano në Itali më 7 Prill (2 Prill 2004) with 192 views, 0 likes, and 0 comments. Experience the impact of this video content that has captured audience attention.

Lajme Arkiva 2004 Sabri Godo: Dhe unë që vetë jam burrë i vjetër dhe e kam jetuar historinë, harrova kur dëgjova këtë datën 7 Prill se kjo koinçidon me një ngjarje historike të së kaluarës dhe pa dyshim që kjo është një harresë e atij personi që rregullon agjendën e kryeministrit Berlusconi atje. Megjithatë duhet të them se palët duhet të tregojnë gjithnjë kujdes kur kemi të bëjmë me data historike për mirë apo për keq ndërmjet vendeve. Duhet të kenë kujdes nga protokollet, të respektohen. Them se ndofta edhe qeverisë së Nanos nuk duhet ti kishte kaluar kjo pa e patur mendjen atje, mund ti kishin bërë një sugjerim parisë italiane mund ta kishte bërë këtë ambasadori ynë në Romë, mund ta bënte ambasadori i Italisë në Tiranë, por them se të gjithëve këtyre, në momentin e parë u ka kaluar kjo dhe unë them se do të ishte absurditet krejt i papranueshëm në qoftë se ndokush do ta interpretonte këtë si ndonjë gjë të bërë qëllimisht. Kjo është jashtë çdo përfytyrimi duke ditur marrëdhëniet tona me shtetin fqinj të Italisë. Lidhur me 7 Prillin, populli shqiptar e përballoi atëherë agresionin me armë dhe e luftoi, por nuk la ndonjë hidhërim në popull sidomos ndaj popullit italian, i cili u ngrit vetë kundër fashizmit dhe më në fund e vari Duçen. Kështu që mund të themi që të dy popujt kanë qenë në një front dhe miqësia ndërmjet nesh u provua dhe me faktin që është theksuar disa herë kjo që në shtatorin e ’45-ës. Kur kapitulloi Italia këtu mbetën 25.000 robër italianë që gjendën strehë pranë shqiptarëve dhe fshatari shqiptar, sado i varfër ishte, ndau kafshatën e gojës me ta dhe mund të thuhet me siguri se asnjë italian nuk pësoi humbje nga dora e një shqiptari dhe që atje fillojnë rrënjët e miqësisë. Për sa i takon të sotmes, se dihet që Italia është aleati ynë strategjik më i madh dhe kushdo që diskuton për këto marrëdhënie duhet të sjellë në vëmendje ndihmën e pakursyer që kemi pasur nga Italia në 13 vitet e fundit. Në momentet më të rrezikshme, veç kësaj pozita gjeografike mes dy vendeve është e atillë që marrëdhëniet do të zhvillohen medoemos. Qeveritë mund ti shpejtojnë ose ti ngadalësojnë këto, por jo ti ndalin. Sepse është sipas asaj shprehjes së vjetër të detarëve që thonë po të hedhësh një fuçi në det në dark në Bari e gjen në mëngjes në Durrës dhe janë rryma detare që ... Ne në të ardhmen do të kemi zhvillime edhe më të mëdha dhe ajo që do të dëshiroja unë do të ishte shpallja e një programi strategjik afatgjatë lidhur me investimet italiane në Shqipëri. Italia është partneri kryesor në marrëdhëniet tona tregtare sot, por duhet që kësaj ti hapet një perspektivë më e madhe dhe më e qartë në të ardhmen. Në qoftë se bëhet fjalë për ndonjë dëshirë timen të veçantë se çfarë duhet të trajtonte në këtë takim kryeministri Nano me Berlusconin, mendoj se është me rëndësi të diskutohet kjo çështja e deklarimit që bëri zoti Berlusoni në Samitin e Brukselit rreth kantonizimit të Kosovës. Italia ka qenë në krahun e NATO-s dhe është prezente atje me trupat e veta, që e kanë bërë punën e tyre më së miri me devotshmëri dhe me disiplinë të lartë dhe kjo nuk përputhet me një deklarim të tillë dhe jam i sigurt që nuk do të adaptohet nga politika italiane sepse kantonizimi i Kosovës do ishte zgjidhja me e keqe dhe më e papranueshme që mund të jepet për problemin e Kosovës në tërësi. Kjo ide duhet përjashtuar me çdo rast sepse kantonizim atje në gjendjen që janë punët sot që e ka kërkuar dhe Shersheli vite më parë dhe vazhdojnë ta kërkojnë radikalët serb edhe sot do të thotë që atje të përmirësosh qendrat e konfliktit, të mos ketë kurrë paqe në Ballkanin Perëndimor dhe unë jam i disponuar ta marr këtë deklarim të Berluskonit si një gjë kalimtare që nuk do të ketë asnjë pasojë në qëndrimin e tyre ndaj Kosovës./tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

About YouTube Real-Time View Count

With SocialCounts.org’s view counter, track your YouTube video’s live view count and YouTube likes count in real time with fast, reliable updates.

Watch every YouTube video live view count rise with our real-time YouTube views tracker—built for accuracy and minimal delay.

Follow YouTube real time views as they happen, using our dedicated view counter for YouTube videos.

Get up-to-date live view count on YouTube and see real-time growth with SocialCounts.org’s smart tracking tools.

Embed Widget

Parameters:

  • fullscreen=true - Fullscreen counter
  • graph=true - Live graph chart
  • counter=0/1/2 - Select counter (0=likes, 1=views, 2=comments)
URL

Click to copy the embed URL to your clipboard