2
likes
0
comments
daily view 0
monthly view 0

Share

Live Analytics

Comments 0

Rama nga Japonia: Vetëm anëtarësim në BE, nuk ka një plan B! Analytics Table

Income Estimates for Rama nga Japonia: Vetëm anëtarësim në BE, nuk ka një plan B!

Based on this YouTube video's total view count of 303 views and industry-standard rates, the estimated total earning is $0 - $1 through ad revenue. Historical data is not yet available to calculate daily, weekly, or monthly averages.

About Rama nga Japonia: Vetëm anëtarësim në BE, nuk ka një plan B!

Explore Rama nga Japonia: Vetëm anëtarësim në BE, nuk ka një plan B! with 303 views, 2 likes, and 0 comments. Experience the impact of this video content that has captured audience attention.

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka mbajtur këtë të premte, 22 maj, fjalën në Universitetin e Kombeve të Bashkuara në Tokio, Japoni. Rama u ndal tek rrugëtimi i Shqipërisë në unionin evropian. Ai u shpreh se vendi nuk ka qenë kurrë më pranë Bashkimit Evropian si tani, teksa theksoi se Shqipëria është në përmbyllje të negociatave. "Është historia që ndodh kur zëvendësohet arsyeja dhe kur izolimi zëvendëson bashkëpunimin, dhe kur komunizmi ra shqiptarët bënë një zgjedhje jo vetëm politike, por edhe ekzistenciale, zgjodhëm demokracinë. Për ne integrimi evropian nuk ka qenë kurrë proces burokratik e as ka qenë aksesi në një bankomat; është aspiratë kombëtare, një zgjedhje për t’u përkitur një familjeje demokratike. Shqipëria sot është më afër se kurrë me BE dhe asnjëherë nuk e kemi parë të jetë kaq konkrete, në asnjë moment të historisë sonë moderne. Në vijim të çeljes së negociatave për anëtarësim, kemi hyrë në fazën vendimtare dhe javën e ardhshme do të kemi konferencën kyçe me BE që i jep fill një faze të re të mbylljes së negociatave brenda një viti e gjysmë", tha ai. Kryeministri u shpreh se rrugëtimi i mbetur përpara për bashkimin me BE është i vështirë, teksa theksoi se qeveria e tij nuk ka një "plan B" përveç integrimit me unionin evropian. "Rruga përpara mbetet sfiduese, por kurrë nuk kemi qenë më të vendosur, kurrë madje as kemi imagjinuar apo menduar një plan B përveç BE. Jemi të bindur që nuk ka kurrë plan B kundrejt demokracisë; anëtarësimi në BE është pikërisht kjo, nuk ka të bëjë me hyrjen në një organizatë, por ndërtimin e institucioneve që s’i kemi pasur kurrë, forcimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe një shtet që i shërben qytetarëve. Përtej gjithçkaje, që t’i japim vetes një vend në një hapësirë ku liria, siguria dhe bashkëpunimi janë vlerat dhe parimet themelore të bashkëekzistencës. Një prej kapitujve më të thellë të vendit tonë ka qenë reforma jonë në drejtësi, një prej reformave më të thella e më të vështira që ka marrë Shqipëria. Të ndryshosh ligjet është e lehtë, dhe në Shqipëri është më e lehtë se në Japoni. Të ndryshosh zakonet, pritshmëritë, sistemet e mbërthyera është e vështirë. Por reformat që kanë peshë nuk janë të lehta", tha ai. Kujtojmë se më 21 maj, kreu i qeverisë ishte në kryeqytetin e Koresë së Jugut, ku mbajti një fjalim në Konferencën Aziatike të Lidershipit. Ai u takua edhe me homologun e tij Kim Min-seok, ndërsa në rrjetet e tij sociale ndau foto nga takimet me disa nga “kolosët e industrisë koreano-jugore”, siç i quan ai drejtuesit e kompanive LG Group, KIA Coorporation, LOTTE GROUP. Në këtë tur, ai shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe delegacioni shqiptar. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: https://www.facebook.com/klannews Follow @klannews on Instagram: https://www.instagram.com/tvklannews/ #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

About YouTube Real-Time View Count

With SocialCounts.org’s view counter, track your YouTube video’s live view count and YouTube likes count in real time with fast, reliable updates.

Watch every YouTube video live view count rise with our real-time YouTube views tracker—built for accuracy and minimal delay.

Follow YouTube real time views as they happen, using our dedicated view counter for YouTube videos.

Get up-to-date live view count on YouTube and see real-time growth with SocialCounts.org’s smart tracking tools.

Embed Widget

Parameters:

  • fullscreen=true - Fullscreen counter
  • graph=true - Live graph chart
  • counter=0/1/2 - Select counter (0=likes, 1=views, 2=comments)
URL

Click to copy the embed URL to your clipboard