100
likes
11
comments
daily view 0
monthly view 0

Share

Live Analytics

Comments 0

Emigrimi të detyron të rilindësh”Liri Lushi rrëfen sfidat larg Shqipërisë dhe pasionin që nuk u shua Analytics Table

Income Estimates for Emigrimi të detyron të rilindësh”Liri Lushi rrëfen sfidat larg Shqipërisë dhe pasionin që nuk u shua

Based on this YouTube video's total view count of 58.4K views and industry-standard rates, the estimated total earning is $41 - $117 through ad revenue. Historical data is not yet available to calculate daily, weekly, or monthly averages.

About Emigrimi të detyron të rilindësh”Liri Lushi rrëfen sfidat larg Shqipërisë dhe pasionin që nuk u shua

Explore Emigrimi të detyron të rilindësh”Liri Lushi rrëfen sfidat larg Shqipërisë dhe pasionin që nuk u shua with 58,416 views, 100 likes, and 11 comments. Experience the impact of this video content that has captured audience attention.

Kur një aktor gdhend në kujtesën artistike portretin e tij përmes personazheve, ashtu si Liri Lushi ka bërë që në fillimet e saj me rolin e Shote Galicës, vendi i saj në memorien kinematografike zë një vend të privilegjuar. Edhe pse prej vitesh e larguar nga Teatri i Durrësit dhe rolet në kinemanë shqiptare, aktorja ka arritur të mbajë gjallë identitetin e saj artistik edhe në jetën e re që ka ngritur nga e para në Zvicër. Pa hequr dorë nga arti, por duke u thelluar brenda zhvillimit psikosocial, aktorja Liri Lushi po jeton mes këtyre dy dimensioneve. Në këtë intervistë ajo zbulon se si përvoja skenike dhe ajo jetësore e kanë ndihmuar drejt eksplorimit emocional dhe ndjesive që hulumtojnë atë që ajo e quan ‘misterin më të mrekullueshëm’, qenien njerëzore. Vetëm 13 vjeç fituat çmimin tuaj të parë me monologun “Tregim për katër kufitarët”. Si e kujtoni atë moment? Kjo është një pyetje thelbësore, sepse më kthen te fillimi i rrugëtimit tim artistik dhe te një e vërtetë që e kam kuptuar me kalimin e viteve: identiteti ynë i ka rrënjët më të fuqishme në fëmijërinë e hershme. Sot, si aktore dhe si pedagoge në fushën psikosociale, e kuptoj se nuk ishte rastësi që, në moshën 13-vjeçare, zgjodha vetë poemën “Tregim për katër kufitarët”, e cila fliste për jetën dhe vdekjen. Pikërisht atëherë, ende pa e kuptuar plotësisht jetën, lindi brenda meje pyetja që do të më shoqëronte gjatë gjithë rrugëtimit tim: çfarë e bën njeriun njeri? Që atëherë, gjithçka që kam bërë, në teatër, në film, në studimet në zhvillimin psikosocial dhe sot në dëshirën për t'u rikthyer te Shekspiri, ka qenë në thelb i njëjti kërkim: përpjekja për të kuptuar më thellë njeriun dhe ekzistencën e tij. Aktrimi apo zhvillimi psikosocial i njeriut, ju ka dhënë emocionet më të forta? Për mua nuk kanë qenë kurrë dy rrugë të ndara, ndaj është e vështirë të zgjedh mes tyre. Emocionet më të forta i kam përjetuar pikërisht aty ku arti dhe zhvillimi psikologjik i njeriut takohen. Në thelb, të dyja burojnë nga i njëjti vend: nga nevoja për të kërkuar të vërtetën njerëzore. Prandaj nuk i shoh si dy profesione, por si dy gjuhë që flasin për të njëjtin mister: njeriun, misterin më të mrekullueshëm që më ka tërhequr gjatë gjithë jetës sime. Roli i Shote Galicës në dramën “Gërsheti i luftërave” ju bëri të njohur për publikun, çfarë përfaqëson ky personazh për ju si artiste dhe si grua? Shote Galica ishte për mua shumë më tepër se një rol. Ajo ishte një tjetër takim me njeriun në kufijtë e ekzistencës, aty ku jeta përballet me humbjen, frikën dhe sakrificën, por zgjedh të mos dorëzohet. Si artiste, sfida ime nuk ishte të interpretoja një heroinë, por të zbuloja gruan që fshihej pas legjendës: një grua që dashuronte, vuante, kishte frikë dhe, megjithatë, zgjidhte lirinë. Pikërisht ky dimension njerëzor më ka tërhequr gjithmonë, si në art, ashtu edhe në jetën time profesionale. Mbi të gjitha, ky rol më mësoi se rolet nuk formohen vetëm nga artisti: edhe artisti formohet prej tyre. Ky formim më hapi rrugën drejt personazheve të tjera që i kam gjithmonë në zemër, si Dila në filmin "Rruga e lirisë", Nëna në "Këtu bën ftohtë", apo "Valsi i ngrirë në Prishtinë", "Këngë dashurie me korbat". Të gjitha këto personazhe kanë një të përbashkët: janë njerëz që përballen me kufijtë e jetës dhe zgjedhin të mbijetojnë. Cilat kanë qenë sfidat dhe kënaqësitë gjatë viteve të punës në Teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës? Shpesh them me buzëqeshje një shprehje që ma ka lënë nëna ime: "Kam lindur me këmishë!". Sepse pata fatin e rrallë t'i hidhja hapat e parë, si një bebe e skenës, pranë mjeshtrave, si: Nikolin Xhoja, Haxhi Rama, Kadri Pirro, Bashkim Hoxha, autorit Avni Mulaj dhe shumë artistëve të tjerë që i përkasin panteonit të teatrit shqiptar. Prej tyre mësova se skena, me gjithë magjinë dhe disiplinën që mbart brenda vetes, është sfida më e bukur për një artist. Ajo nuk të përket kurrë; besimin e saj duhet ta fitosh çdo mbrëmje. Ky u bë lajtmotivi që më udhëhoqi në çdo skenë ku kam interpretuar. Për këtë arsye, sot e ndiej se jam gati për sfidën më të madhe artistike të jetës sime: një rikthim në skenë me Shekspirin. Më thërret "Mbreti Lir", një rol i shkruar për një mbret, por që do të doja ta sillja në një lexim të ri, si mbretëreshë. Po aq fort më thërret edhe Hamleti. Nuk e shoh këtë si një provokim, por si një vazhdim të natyrshëm të kërkimit tim për njeriun

About YouTube Real-Time View Count

With SocialCounts.org’s view counter, track your YouTube video’s live view count and YouTube likes count in real time with fast, reliable updates.

Watch every YouTube video live view count rise with our real-time YouTube views tracker—built for accuracy and minimal delay.

Follow YouTube real time views as they happen, using our dedicated view counter for YouTube videos.

Get up-to-date live view count on YouTube and see real-time growth with SocialCounts.org’s smart tracking tools.

Embed Widget

Parameters:

  • fullscreen=true - Fullscreen counter
  • graph=true - Live graph chart
  • counter=0/1/2 - Select counter (0=likes, 1=views, 2=comments)
URL

Click to copy the embed URL to your clipboard