57
likes
1
comments
daily view 0
monthly view 0

Share

Live Analytics

Comments 0

Nisur nga deklarata e Klodiana Shalës:Pse gocat e tezes ishin gjithmonë më të mira dhe çfarë pasoja Analytics Table

Income Estimates for Nisur nga deklarata e Klodiana Shalës:Pse gocat e tezes ishin gjithmonë më të mira dhe çfarë pasoja

Based on this YouTube video's total view count of 74.5K views and industry-standard rates, the estimated total earning is $52 - $149 through ad revenue. Historical data is not yet available to calculate daily, weekly, or monthly averages.

About Nisur nga deklarata e Klodiana Shalës:Pse gocat e tezes ishin gjithmonë më të mira dhe çfarë pasoja

Explore Nisur nga deklarata e Klodiana Shalës:Pse gocat e tezes ishin gjithmonë më të mira dhe çfarë pasoja with 74,502 views, 57 likes, and 1 comments. Experience the impact of this video content that has captured audience attention.

Nisur nga deklarata e Klodiana Shalës: Pse gocat e tezes ishin Nisur nga traumat e Klodiana Shalës: Pse gocat e tezes ishin gjithmonë më të mira dhe çfarë pasojash lë krahasimi te fëmijët? E ftuar në programin “Takohemi në Vizion”, kampionia e atletikës Klodiana Shala foli për traumat e fëmijërisë, duke ndarë një kujtim që shkaktoi jo pak të qeshura në studio, ndonëse pas tij fshihet një realitet që shumë shqiptarë e njohin nga afër. Shala tregoi se sa herë kthehej në shtëpi me një medalje, në vend të përgëzimeve nga e ëma merrte një përgjigje aspak motivuese. “Sa herë merrja ndonjë medalje, mami më thoshte: ‘Pusho se s’ke bërë ndonjë gjë që s’e ka bërë njeri. Gjithmonë ishin gocat e tezes më të mira se unë’”, tregoi Klodiana. Një deklaratë që, përtej humorit të momentit, riktheu në vëmendje një mënyrë prindërimi të njohur për shumë familje shqiptare. Për prindërit e asaj kohe, lavdërimi, sipas mentalitetit të tyre, nuk i bënte mirë fëmijës, ndërsa krahasimi shihej si një metodë motivimi. Nuk mjaftonte të merrje dhjetën apo të fitoje një medalje; gjithmonë duhej të kishte një shembull tjetër që duhej të ndiqje. “Shiko filanin çfarë ka bërë!”, “E çfarë ka këtu? Detyrën ke bërë, për çfarë do të duartrokasim?”. Fjali që përsëriteshin me bindjen se kështu fëmijët do të nxiteshin të arrinin më shumë. Por, sipas specialistëve, çfarë ndodh kur një fëmijë rritet pa e ndier se arritjet e tij kanë vlerë? Psikologia amerikane Carol Dweck, profesoreshë në Stanford, ka treguar se mënyra se si prindërit reagojnë ndaj arritjeve ndikon në raportin që fëmijët krijojnë me suksesin dhe dështimin. Vlerësimi i përpjekjes dhe këmbënguljes është më i dobishëm sesa përqendrimi vetëm te rezultati. Ndërsa studiuesi Alfie Kohn, në librin e tij “Unconditional Parenting”, argumenton se dashuria dhe pranimi prindëror nuk duhet të varen nga rezultatet apo sjellja e fëmijës. Një studim i publikuar në revistën shkencore “Journal of Personality” në vitin 2004, nga studiuesit Avi Assor, Guy Roth dhe Edward Deci, shqyrtoi kostot emocionale të miratimit prindëror të kushtëzuar. Rezultatet treguan një lidhje mes këtij modeli dhe luhatjeve të vetëvlerësimit, ndjenjës së detyrimit dhe mirëqenies më të dobët. Një tjetër studim, i publikuar në “Journal of Adolescence” në vitin 2012, evidentoi se kur adoleshentët e perceptojnë miratimin e prindërve si të lidhur me arritjet, dështimi mund të shoqërohet me turp dhe zhvlerësim të vetes. Në jetën e përditshme, kjo mund të shfaqet te të rriturit që nuk dinë ta shijojnë një sukses pa menduar për atë që duhet të arrijnë më pas, që minimizojnë arritjet e tyre apo që kanë frikë të gabojnë. Sigurisht, jo çdo fëmijë që është rritur me kritika do të përjetojë të njëjtat pasoja, por fjalët e përsëritura gjatë fëmijërisë mund të ndikojnë në mënyrën se si ndërtohet vetëvlerësimi. Megjithatë, një pjesë e prindërve të sotëm po përpiqet ta ndërpresë këtë zinxhir. Brezi i ri duket më i vetëdijshëm për ndikimin e fjalëve dhe kritikave të vazhdueshme. Gjithnjë e më shumë prindër përpiqen t’i vlerësojnë fëmijët për përpjekjet e tyre, pa i bërë të ndihen sikur duhet të fitojnë një garë të përhershme për të merituar miratimin.

About YouTube Real-Time View Count

With SocialCounts.org’s view counter, track your YouTube video’s live view count and YouTube likes count in real time with fast, reliable updates.

Watch every YouTube video live view count rise with our real-time YouTube views tracker—built for accuracy and minimal delay.

Follow YouTube real time views as they happen, using our dedicated view counter for YouTube videos.

Get up-to-date live view count on YouTube and see real-time growth with SocialCounts.org’s smart tracking tools.

Embed Widget

Parameters:

  • fullscreen=true - Fullscreen counter
  • graph=true - Live graph chart
  • counter=0/1/2 - Select counter (0=likes, 1=views, 2=comments)
URL

Click to copy the embed URL to your clipboard