402
likes
78
comments
daily view 0
monthly view 0

Share

Live Analytics

Comments 0

“Më mirë mos të kishe folur fare”, ndjekësit shpërthejnë ndaj Arbanës pas reagimit për protestat Analytics Table

Income Estimates for “Më mirë mos të kishe folur fare”, ndjekësit shpërthejnë ndaj Arbanës pas reagimit për protestat

Based on this YouTube video's total view count of 571K views and industry-standard rates, the estimated total earning is $400 - $1.14K through ad revenue. Historical data is not yet available to calculate daily, weekly, or monthly averages.

About “Më mirë mos të kishe folur fare”, ndjekësit shpërthejnë ndaj Arbanës pas reagimit për protestat

Explore “Më mirë mos të kishe folur fare”, ndjekësit shpërthejnë ndaj Arbanës pas reagimit për protestat with 571,831 views, 402 likes, and 78 comments. Experience the impact of this video content that has captured audience attention.

Reagimi i parë publik i Arbana Osmanit për protestat që po tronditin Shqipërinë nuk është pritur aspak mirë nga një pjesë e ndjekësve të saj! Moderatorja e njohur ka thyer heshtjen pas disa ditësh protestash studentore dhe përplasjesh me policinë, por në vend të mirëkuptimit, është përballur me një valë komentesh kritike, ku shumë qytetarë e akuzojnë se është kujtuar tepër vonë për të ngritur zërin. Përmes një postimi në Instagram, Arbana shpjegoi se kishte zgjedhur të mos reagonte menjëherë, pasi fillimisht dëshironte të kuptonte më mirë situatën. “Kam zgjedhur të hesht këto ditë, për të kuptuar më mirë se ç’po ndodh”, shkroi ajo, duke shtuar se ngjarjet në Shqipëri nuk janë një reality show që duhet komentuar me tifozllëk nga divani apo një mundësi për të mbledhur pëlqime në Instagram. Si nënë e tre fëmijëve, moderatorja shprehu shqetësimin për të rinjtë që po përballen me dhunë, por edhe për dëmet e shkaktuara në kryeqytet. Në fund, ajo iu drejtua drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama me mesazhin: “Mjaft; respekto popullin tënd, dëgjoje”. Por pikërisht shpjegimi i saj për heshtjen disaditore duket se ka nxitur reagimet më të ashpra. “Më mirë mos të kishe folur fare!”, shkroi një ndjekëse, ndërsa një tjetër komentoi: “Po shumë herët reagove, o Bana”. Një koment tjetër, që mori qindra pëlqime, e kritikonte moderatoren për faktin se fëmijët e saj nuk përballen me të njëjtat vështirësi si shumë qytetarë të tjerë. “Fëmijët e tu janë gjeografikisht në Shqipëri sepse shërbimet i marrin ndryshe. Fëmijët e tu nuk kanë nevojë të zvarriten nëpër spitalet shtetërore”, thuhej ndër të tjera në koment. Nuk munguan as ironitë që lidhnin reagimin e saj të vonuar me karrierën televizive. “E ke ngatërruar me suspancën e shpalljes së fituesit BBV, këtë reflektimin kaq të gjatë më duket!”, shkroi një tjetër komentues. Edhe influenceri Johny Dega iu bashkua kritikave, duke i shkruar: “Shumë herët u kujtove, marrë parasysh që populli shqiptar të bëri milionere”. Të tjerë ngritën pikëpyetje për kohën e reagimit, duke aluduar se Arbana dhe disa figura të tjera publike kishin vendosur të flisnin vetëm pasi protestat morën përmasa më të mëdha. “Sa shumë kohë të është dashur për ta kuptuar një realitet që e vuajnë e gjithë Shqipëria çdo ditë?”, ishte një tjetër reagim. Në mesin e komenteve pati edhe mbështetje për moderatoren, megjithatë kritikat dhe ironitë zunë një hapësirë të konsiderueshme në diskutimin poshtë postimit. Në momentin e dokumentimit të reagimeve, postimi numëronte mbi 8 mijë pëlqime dhe mbi 300 komente, ndërsa komentimi shfaqej i kufizuar. Kështu, përveç mesazhit të saj për ndalimin e dhunës dhe dëgjimin e qytetarëve, reagimi i Arbana Osmanit ka hapur edhe një debat tjetër: përgjegjësinë e figurave publike për të folur në kohë krizash dhe kufirin mes reflektimit e heshtjes.

About YouTube Real-Time View Count

With SocialCounts.org’s view counter, track your YouTube video’s live view count and YouTube likes count in real time with fast, reliable updates.

Watch every YouTube video live view count rise with our real-time YouTube views tracker—built for accuracy and minimal delay.

Follow YouTube real time views as they happen, using our dedicated view counter for YouTube videos.

Get up-to-date live view count on YouTube and see real-time growth with SocialCounts.org’s smart tracking tools.

Embed Widget

Parameters:

  • fullscreen=true - Fullscreen counter
  • graph=true - Live graph chart
  • counter=0/1/2 - Select counter (0=likes, 1=views, 2=comments)
URL

Click to copy the embed URL to your clipboard